Site icon PORTALB

Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale i kujtohet të flet shqip!

Ueb-faqja e Ministrise per Pune dhe Politike Sociale

Ueb-faqja e Ministrise per Pune dhe Politike Sociale

Katër muaj më herët, gazetarja e Portalbit kërkoi nga Ministria e Punës dhe Politikës sociale të tregojë shkakun e mungesës së versionit në gjuhën shqipe në ueb faqen e tyre e cila e ka versionin në gjuhën maqedonase dhe atë në gjuhën angleze, por jo versionin në gjuhën shqipe.
Sipas Kushtetutës së RM-së përveç gjuhës maqedonase gjuhë zyrtare është edhe gjuha të cilën e flasin 20% e popullsisë andaj kjo Ministri e ka detyrë të respektojë Kushtetutën.

Pas reagimit tonë, edhe pse me vonesë, nga ministria bënë të ditur se filluan të punojnë në versionin shqip të ueb-faqes dhe se një pjesë të dokumenteve tashmë mund të gjenden edhe në gjuhën shqipe.

“Ministria për Punë dhe Politikë Sociale filloi të punojë në versionin shqip të ueb-faqes dhe për qasje deri tek i njëjti do të njoftoheni me kohë me shpallje, sapo të kryhet. Njëkohësisht do të donim të ju informonim se dokumente të caktuara që janë pjesë e përmbajtjes së ueb-faqes së Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, keni mundësi t’i gjeni edhe në gjuhën shqipe në ueb-faqen tonë”është përgjigjja e ministrisë, e firmosur nga Gjylten Mustafova, këshilltare shtetërore.

Pse nuk ka version në gjuhën shqipe në ueb-faqen e Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale?dhe A mund të pritet version në gjuhën shqipe në ueb-faqen e Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale? ishin pyetjet dërguar në adresë të ministrisë para 120 ditëve (Shiko Foto 1) dhe në adresë të Afrim Selimit para 50 ditëve (Shiko Foto 2).

Foto 1
Foto 2

Sipas Nenit 21 të Ligjit për qasje të lirë deri tek informacionet e karakterit publik, poseduesi i informacionit është i obliguar që menjëherë të përgjigjet në kërkesën e kërkuesit, më së voni në afat prej 30 ditëve nga dita e pranimit të kërkesës. Sipas Nenit 22, nëse poseduesit të informacionit i duhet kohë shtesë afati mund të vazhdohet, por jo më shumë se 40 ditë nga dita e pranimit të kërkesës. Gjithsesi vetëm tani gazetarja u kontaktua nga Daniela Jovanova, e cila vonesën e përgjigjes e arsyetoi duke thënë se personi përgjegjës ishte në pushim.

Ndryshe, Ministria për Punë dhe Politikë Sociale i kryen aktivitetet që lidhen me: Marrëdhëniet e punës, rekrutim dhe punësim; Sigurim Pensional dhe Invalidor;Mbrojtjen e punëtorëve në punë; Kompensimin material të përkohshëm të të papunëve; Pagat dhe standardet e jetesës; Politikën sociale; Marrëdhëniet juridike në martesë, familje dhe bashkëjetesë; Marrëdhëniet ndërmjet prindërve dhe fëmijëve, kujdestari; Promovimin e barazisë gjinore; Mbrojtjen e fëmijëve dhe të miturve; Mbrojtjen e të rinjve dhe grave; Mbrojtjen e personave me aftësi të kufizuar; Mbrojtjen e veteranëve me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre,  invalidëve të luftës dhe punë të tjera të përcaktuara me ligj. 

Ndërkohë, version shqip ka në ueb-faqet e ministrive në vijim:

LEXO: Presidenti i Maqedonisë nuk përfill gjuhën shqipe!
LEXO: Përgjegjës të hutuar, asnjë sqarim për mungesën e versionit shqip në ueb-faqen e Qeverisë
LEXO: Ueb-faqja e MPB-së vetëm maqedonisht, nuk pranojnë asnjë gjuhë tjetër (FOTO)
LEXO: Ministresha për shoqëri informatike dhe administratë “respekton ligjet”, por jo gjuhën shqipe
LEXO: Ministria e Financave të Maqedonisë nuk respekton shqipen duke u arsyetuar se askush nuk e respekton!

LEXO: Ministria e Transportit dhe Lidhjeve e mbyllur hermetikisht për gjuhën shqipe
LEXO: Ministria e Kulturës nuk ndjen përgjegjësi për mos respektimin e gjuhës shqipe!

LEXO: Shqipja e anashkaluar në MPJ, numri i lënë për kontakt nuk ekziston

Exit mobile version