Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), pranoi unanimisht vendimin e përgatitur nga Franca i cili parasheh dërgimin e policëve në Burundi, raporton Anadolu Agency (AA).
Në sesionin e KS-OKB, u votua vendimi i cili përmban dërgimin e forcës policore në shtetin e Afrikës Lindore, Burundi, për të ndërmarrë detyrën në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe sigurinë.
Vendimi i cili përfshin dërgimin e forcës policore prej 228 pjesëtarësh në kryeqytetin Bujumbura, mori ‘dritë të gjelbër’ nga 11 shtete anëtare. Kina, Egjipti, Angola dhe Venezuela abstenuan në votim.