Site icon PORTALB

Hajduti e rrahu për vdekje plakun 91-vjeç

Policia

Një 91-vjeçar nga Sveti Nikolle është plaçkitur dhe është rrahur për vdekje në banesën e tij në Sveti Nikolle.

Sipas informacioneve që jep MPB-ja, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13-18, në rrugën “Rahilska Goneva”, – transmeton “Tetova1”.
Kryerësi i aktit makabër është futur në banesën e 91-vjeçarit S.K. nëpërmjet derës së pambyllur, ku ka marrë 30.000 denarë dhe e ka rrahur për vdekje plakun.
Në gjendje të tillë të ndjerin e ka gjetur djali, i cili menjëherë e ka dërguar në spital. Pas dhënies së ndihmës mjekësore, ai është lëshuar për kurim shtëpiak, ndërkaq ka ndërruar jetë të nesërmen.

Exit mobile version