Site icon PORTALB

LD: Ndryshimet ligjore nuk janë demokratike dhe kushtetuese

Pavle Trajanov, LD

Pavle Trajanov

“Ndryshimet ligjore pas marrëveshjes politike për dalje nga kriza politike janë kontroverse dhe janë kundër Kushtetutës dhe parimeve demokratike, por ata janë pasqyrë e krizës politike dhe përpjekjeve të pushtetit që të mos ndërrohet asgjë, sepse ndryshimet nënkuptojnë hapje të çështjes kruciale për përgjegjësinë e kreatorëve të krizës”, thonë nga Lidhja Demokratike (LD) e Pavle Trajanovit, njofton Portalb.

“Pa konstatime të përgjegjësisë për përgjimet masive, shkeljen e rregullave zgjedhjeve dhe deri në fund të pastrohen dyshimet serioze për krim të rëndë, nuk do të ketë kushte për zgjedhje korrekte, kredibile dhe demokratike. Përgjegjësi të madhe kanë gjykatat të cilat deri më tani është njëra ndër hallkat më të dobëta të institucioneve kompetentë të sistemit të cilët duhet të sigurojnë sundim drejtësi dhe sundim të ligjit”, shtojnë nga LD.

Exit mobile version