Site icon PORTALB

Maqedonia gati për Rio de Zhaneiro (FOTO)

Ekspedita e anëtarëve të Maqedonisë për LO Rio De Zhaneiro

Ekspedita e anëtarëve të Maqedonisë për LO Rio De Zhaneiro

Në prag të fillimit të Lojërave Olimpike që do të mbahet gjatë muajit gusht në Rido De Zhaneiro të Brazilit, edhe Maqedonia do të ketë përfaqësuesit e saj, ku me gjashtë sportist do të jetë pjesëmarrëse e garës më prestigjioze në Botë. Nga Komiteti Olimpik i Maqedonisë (KOM), thonë se udhërrëfyes drejt suksesit janë medaljet. Imperativ i të gjithë përfaqësuesve të Maqedonisë në LO në Rio De Zhaneiro janë të thyejnë rekordet kombëtare, por nuk është e fshehtë edhe dëshira për finale apo edhe ndonjë medalje eventuale.

Gjashtë sportistët nga Maqedonia janë përgatitur gjatë katër viteve, ndërsa vetëm Katerina Nikollovska që do të garojë në xhudo do të merr pjesë me “uajlld kard”, kështu që Nikollovksa njëherit do të jetë xhudistja e parë që do të merr pjesë nën flamurin e Maqedonisë në Lojërat Olimpikë.

Drita Islami

Në ekipin e Maqedonisë bën pjesë edhe sportistja e vetme shqiptare nga Maqedonia, Drita Islami e cila edhe pse udhëton me dëshirë për të thyer ndonjë rekord shtetëror, njëkohësisht ajo do të kërkojë që të sigurojë edhe normën për pjesëmarrje në kampionatin evropian në atletikë, që do të organizohet vitin e ardhshëm në Poloni.

Ekspedita e Maqedonisë që niset për Rio me 2 gusht, përbëhet nga këta sportist, Drita Islami dhe Riste Pandev (atletikë), Katerina Nikollovska Xhudiste, Nina Ballaban (gjuajtje), dyshja e notuesve Anastasija Bogdanovski dhe Marko Bllazhevski. /Portalb.mk/

Exit mobile version