Site icon PORTALB

Mallakastër, asgjësohen 4000 bimë narkotike

Policia ka asgjësuar 4000 bimë narkotike dhe 1500 degë kanabis sativa në proces tharjeje, si dhe ka arrestuar një shtetas. Bëhet fjalë për 23-vjeçarin Bedri Alla, banues në fshatin Portëz të Fierit.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur në flagrancë tek një parcelë e mbjellë me lëndë narkotike. Konkretisht, në fshatin Aranitas të Mallakastrës, në vendin e quajtur “Përroi i Çekut”, në një sipërfaqe toke të shpyllëzuar, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 4000 bimë narkotike kanabis si dhe u gjetën 1500 degë të varura në një tendë për t’u tharë. / Top Channel

Exit mobile version