Site icon PORTALB

Merkel premton drejtësi për viktimat e sulmeve të fundit

Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi sot se fakti që dy sulmues të cilët kanë hyrë në Gjermani si refugjatë kanë kryer sulme të cilat DAESH-i i mori përsipër, “përqesh shtetin tonë i cili i ka mikpritur”, raporton Anadolu Agency (AA)

Në një konferencë për media, Merkel ka premtuar se do të bëjë çmos për të zbardhur “veprimet barbare“ dhe ti nxjerrë autorët para drejtësisë. Sipas saj, një gjë të tillë ia ka borxh viktimave, familjeve të tyre, gjemanëve por edhe refugjatëve tjerë.

“Gjermania do të bëjë të pamundurën për të garantuar sigurinë”, tha Merkel, duke shtuar se para miratimit të masave të reja do të jetë e nevojshme analizë e detajuar.

Merkel shtoi se Gjermania do t’u përmbahet parimeve të veta dhe t’u ofrojë strehim atyre që kanë nevojë.

Në Gjermani aktualisht janë në fuqi masat e larta të sigurisë nga shkaku i sulmeve të shpeshta në ditët e kaluara.

Exit mobile version