Site icon PORTALB

Ukraina mbetet në qëndrimin për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës

Prishtina

Zv/kryeministrja e Republikës së Ukrainës Ivanna Klympush-Tsintsadze u takua sot me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiç dhe Kryeperlamentaren e Serbisë Maja Gojkoviç, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë takimit me Vuçiç, sipas zyrës për shtyp të Kryeministrit të Serbisë, Klympush-Tsintsadze sot kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, ndërsa kryeministri serb theksuar se shpreson në përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike duke shtuar se këtë vit është rritur shëmbimi tregtar midis Serbisë dhe Ukrainës, por është i pamjaftueshëm duke pasur parasysh potencialin ekonomik të të dy vendeve.

“Është domosdoshme që të punojmë në forcimin e turizmit, sidomos pas hapjes së linjës së drejtpërdrejtë Beograd-Kiev të kompanisë ajrore Air Serbia”, tha Vuçiç.

Bashkëbiseduaesit kanë theksuar nevojën e nënshkrimit të marrëveshjes për tregti të lirë, ndërsa zv/kryemistrja ukrainase uroi fitoren kryeministri Vuçiç në zgjedhjet parlamentare dhe hapjen e kapitujve në procesin e integrimit evropian.

“Ukraina dhe Serbia kanë të njëjtin qëllim, i cili është anëtarësimi në BE”, tha Klympush-Tsintsadze dhe theksoi “rëndësinë e mbështetjes reciproke në rrugën evropiane”.

Tema e takimit ishte edhe Forumi i Biznesit i cili do të mbahet në tetor në Kiev, në bashkëpunim me dhomat e tregtisë.

Vuçiç dhe Klympush-Tsintsadze u pajtuan se është e rëndësishme që udhëheqja e Serbisë dhe Ukrainës të mbështesin integritetin territorial të njëri-tjetrit.

Gjatë takimit, me kryeparlamentaren e Srebisë Maja Gojkovic, Klympush-Tsintsadze u diskutuan çështjet për bashkëpunim në kuadër të marrëdhënieve tradicionalisht të mira.

Ajo gjithashtu njohtoi zv/kryeminstren ukrainase me angazhimet e Parlametit të Serbisë në procesin e eurointegrimeve, duke u fokusuar në hapjen e kapitujve 23 dhe 24, si një e arritur e madhe në drejtimin e zbatimit të reformave.

Me këtë rast Tsintsadze konfirmoi qëndrimin e Ukrainës në lidhje me mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës dhe shprehu shpresën se të gjitha marrëveshjet në dialogun në mes të Beogradit dhe Prishtinës, duke përfshirë edhe fromimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, do të zbatohen.

Exit mobile version