Site icon PORTALB

Përfundoi debati i përgjithshëm për ribalancin e Buxhetit për vitin 2016, votimi të premten

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë

Pas tre ditësh debat, mbrëmë përfundoi debati i përgjithshëm për ribalancin e Buxhetit për vitin 2016, votimi do të jetë të premten, në vazhdimin e kësaj seance.

Në ditën e tretë të debatit deputetët e pushtetit dhe të opozitës sërish polemizuan më së shumti për dhënien e euro-obligacionit, vlerën e shkallës së interesit dhe huamarrjen.

Sipas opozitës, buxheti është antiekonomik, joreal dhe jotransparent  dhe sërish do të prodhojë shpenzime joproduktive me të cilat varfërohen qytetarët.

Nga partia qeveritare, sërish, konsiderojnë se opozita përhap gënjeshtra dhe spekulime që ta zvogëlojë reputacionin e shtetit dhe se të gjitha krahasimet në ekonomi janë në favor të VMRO-DPMNE-së.

Ribalanci i Buxhetit për vitin 2016 parashikon zvogëlim të të ardhurave të tërësishme prej 177.292 milionë denarë në 174.291 milionë, në shpenzimet e tërësishme prej 196.276 në 195.472 milionë, ndërsa deficiti është rishikuar  prej 18.984 në 21.181 milion denarë. sa/mb/07:41

Exit mobile version