Site icon PORTALB

Brazil, përplasen dy avionë gjatë ushtrimeve për Lojërat Olimpike

Avion

Ilustrim

Dy avionë të marinës braziliane u përplasën në ajër, ndërsa pilotët mbijetuan, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët e Forcave Detare braziliane, deklaruan se avionët u përplasën në ajër gjatë ushtrimeve që realizohej si pjesë e përgatitjeve për Lojërat Olimpike të vitit 2016 të cilat duhet të mbahen në Rio de Janeiro nga data 5 deri më 21 gusht.

Njëri nga avionët ra në det, ndërsa tjetrin piloti i saj arriti ta ulë në tokë. Të dy pilotët janë mirë.

Exit mobile version