Site icon PORTALB

SHGM: MPM me shkarkimin e 20 gazetarëve, dëshmon se keqpërdor mediat

Kryetari i SHGM-së, Naser Selmani

Kryetari i SHGM-së, Naser Selmani

“Përjashtimi i 20 të punësuarve nga “Media Print Maqedoni”, prej të cilëve shumica gazetarë të gazetës “Vest”, përbën goditje të paramenduar ndaj gazetarisë profesionale dhe lirisë së mediave. Pas ndërrimit të kryeredaktorit Goran Mihajllovski, me përjashtimet e reja, udhëheqësia po qëron hesapet me gazetarët që janë themelues të gazetës, të cilët nuk lejojnë keqpërdorimin e gazetarisë për interes të pushtetit”, reagojnë nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM).

Ata shtojnë se pasi ekipi i ri redaktues nuk arriti të shfrytëzojë famën e vjetër të “Vest”-it që të plasojë qëndrime të Qeverisë, udhëheqësia vendosi që ta shuajë gazetën.

“Me dëbime që po i bën, menaxhmenti i kompanisë nuk po i zgjidh arsyet e krizës. Ato arsye nuk duhet kërkuar tek themeluesit e gazetës të cilët e bënë “Vest”-in gazetën më të lexuar në Maqedoni, por në politikën e re redaktuese e cila e shndërroi gazetën në një tifoz të pushtetit. Askund në botë ende nuk është shpikur ndonjë model i suksesshëm biznesi mediatik, i cili patën e ka në një gazetari të partizuar. MPM është një shembull tipik ku mediat përdoren për manipulim dhe konfrontim të personave të fuqishëm, për të kënaqur interesat e pronarëve të tyre dhe të pushtetit. Vetëm në shtetet jodemokratike, mediat sakrifikohen për raportet klienteliste me politikën dhe biznesin”, reagojnë nga SHGM.

Exit mobile version