Site icon PORTALB

Irani ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike për Irakun

Për shkak të problemeve në rrjetin energjetik, të hënën me 5 gusht nga ora 9 e 30 deri më orën 11 e 30 banorët e Gjorçe Petrovit do të mbeten pa furnizim me energji elektrike.

Foto ilustrim

Irani ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike për Irakun. Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Energjisë Elektrike të Irakut, Muhammed Fethi, raporton Anadolu Agency (AA).

“Irani mbrëmë ndërpreu furnizimin e energjisë elektrike për Irakun prej 800 megavat. Furnizimi bëhej nga linja Hurremshehr-Basra dhe Kerhat el-Emar”, deklaroi për AA, Fethi

Ai tha se vendi i tij i ka 600 milionë dollarë borxh Iranit. Fethi theksoi se edhe përskaj garancive të nevojshme financiare të dhëna nuk është bërë asnjë paralajmërim para ndërprerjes.

Gjithashtu edhe një firmë turke për shkak të borxheve të Irakut kishte ndërprerë furnizimin me energji elektrike për qytetin Basra në muajin maj. Pasi ishte dhënë garanci qyteti sërish filloi të furnizohet me energji elektrike.

Ndërkohë për shkak të temperaturës e cila arriti në 50 gradë Celsius në Irak, pasuan edhe reagimet e qytetarëve për ndërprerjen e energjisë elektrike.

Exit mobile version