Site icon PORTALB

Thohir vendos të ardhmen e Icardit

Icardi duke festuar golin

Pas zërave për një largim të mundshëm të Icardit drejt Napolit, presidenti i Interit Erick Thohir ka reaguar duke thënë se sulmuesi argjentinas nuk do të largohet por do të mbetet te skuadra zikaltër.

Gjatë një interviste nga New York-u, Thohir theksoi se edhe trajneri Roberto Mancini zyrtarisht nuk do të largohet nga skuadra e Interit duke hedhur poshtë çdo thashetheme mediatik, shkruan ‘Corriere dello Sport’, raporton Syri.net.

“Roberto Mancini dhe Mauro Icardi do të mbeten në Inter. Trajneri ynë këtu në SHBA është duke punuar intensivisht për të përmirësuar sa më shumë skuadrën. Unë besoj te puna e tij dhe hedh poshtë zërat për një largim të mundshëm. Me kompaninë kineze ‘Suning’ kemi diskutuar se si të forcojmë ekipin dhe jo të shesim lojtarë, prandaj them me bindje që Icardi do të vazhdojë të qëndrojë te skuadra e Interit. Një vit më parë Icardi ka rinovuar kontratën, ne jemi si një familje dhe gjithmonë mund të flasim për të nëse ka probleme por realisht ai ndihet i lumtur te skuadra zikaltër.”, u shpreh Thohir për ‘Inter Channel’.

Exit mobile version