Site icon PORTALB

Shurman: Qytetarët vet duhet të vendosin a do ti bojkotojnë zgjedhjet presidenciale

Mariet Shurman, ambasadore e Holandës në Maqedoni

Mariet Shurman, ish ambasadore e Holandës në Maqedoni

Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës Mariet Shurman në një intervistë për gazetën Utrinski Vesnik ka deklaruar se janë befasuar nga reagimi i qeverisë lidhur me ndihmën e Bashkimit Evropian për gazetari të pavarur. Shurman tha se i njëjti reagim nuk ka qenë kur janë financuar, doganat, organet tatimore, kuvendi etj.

Duke komentuar qëndrimin e BDI-së se do të bëj çmos që të mos kenë sukses zgjedhjet presidenciale, Shurman tha se qytetarët vet duhet të vendosin nëse nuk do të votojnë në zgjedhje.

Mendoni se me këtë partizim dhe shfrytëzim maksimal të resurseve të shtetit mundet të ndryshohet qeveria në Maqedoni?

Shurman: Në të gjitha raportet e vëzhguesve, kjo është vërejtje konsistente – shfrytëzimi i resurseve qeveritare dhe reklamimi i qeverisë. Në mënyra të ndryshme nuk është e garantuar siç duhet hapësira për konkurrencë të barabartë në media. Nuk shihet qasje e barabartë në media dhe prani e barabartë e politikanëve të ndryshëm në zgjedhjet e mëparshme, sidomos në shërbimin publik, kjo është shumë e rëndësishme. Një çështje tjetër që e kemi parë në raportin e fundit për papunësinë, është ndjenja e njerëzve që mund të punësohen, të shfrytëzojnë benefitet ose pensionin vetëm nëse votojnë për partinë qeveritare ose kanë një librezë të partisë. Ky sistem nuk është unike, ekziston edhe në vende të tjera, por ky perceptimi është shumë i rëndësishëm për zgjedhje të lira e të ndershme. Tendenca për përzierjen e partisë dhe shtetit krijon një lloj varësie që nuk duhet të luajë një rol gjatë kohës së zgjedhjeve.

Këto ditë është aktuale kërcënimi i BDI-së se do të bëj gjithçka që të mos kenë sukses zgjedhjet presidenciale. Si e komentoni këtë?

Shurman: Zgjedhjet duhet t’ju mundësojnë qytetarëve lirshëm të shprehin vullnetin e tyre, si pjesë e kësaj është edhe vendimi për të mos votuar. Kjo është një zgjedhje legjitime, por individualisht, e drejta individuale është të abstenojnë nëse ndjejnë se nuk përfaqësohen si duhet me kandidatë e prezantuar. Për të funksionuar plotësisht demokracia duhet t’ju lejohet qytetarëve që vet ta marrin këtë vendim.

Si e përjetuat presion publik për të ndaluar ndihmën tuaj për gazetari të pavarur në Maqedoni?

Shurman: Në një farë mase unë u habitur nga reagimet e botuara pas një thirrje të hapur për iniciativa të reja të pavarura mediale. Shumica janë bazuar në perceptime të rreme . Në vitet e fundit, ne e kemi  mbështetur Qeverinë e Maqedonisë në rrugën e saj euro-atlantike, në të cilën është agjendë kyce reformuese e dakorduar me Bashkimin. Pjesa qendrore e saj është kapitujt 23 dhe 24, për të drejtat dhe liritë themelore dhe sundimin e ligjit. Përveç KE-së, ne përdorim burimet tona të kufizuara, duke u përqendruar në këto fusha, duke përfshirë lirinë e medias. Askush nuk kundërshtoi, kur siguruam dhe mbështetëm teknikisht dhe financiarisht organet tatimore, doganat, arsimin, zhvillimin e sektorit privat, parlamentin, gjyqësorin, por kur erdhi te mediat, disa njerëz e morën atë si një kërcënim. Në përgjithësi, kjo ishte një rezultat i keqkuptimit se cilat janë qëllimet tona. Ne u përgjigjëm me një transparencë për qëllimet dhe kriteret duke theksuar se kjo është një pjesë e dakorduar mes qeverisë dhe Brukselit. Dialogu i nivelit të lartë është ende i vlefshëm dhe promovon standarde të pavarur dhe profesionale në gazetari, ndërsa liria e mediave ishte një nga çështjet kryesore edhe në raportet e progresit për të paktën tre vitet e fundit. Ne ishim, siç thashë, pak të befasuar, por i thamë haptas qëllimet tona, se sa të holla ishin përfshirë (dhe ata ishin me të vërtetë minimale) për projektet që nuk janë domosdoshmërish komerciale, por vetëm të sigurojnë pluralizmin në media dhe ndihmojnë gazetarinë profesionale.

Exit mobile version