Site icon PORTALB

Largohet tabela në shqip nga Galeria Kombëtare

Largohet tabela në dygjuhësi nga “Stacioni i vogël”

Largohet tabela në dygjuhësi nga “Stacioni i vogël”

Vetëm disa ditë pasi Maja Nedellkovska-Brzanova u emërua ushtruese detyre e Drejtoreshës, u hoq edhe tabela me mbishkrimin në gjuhën shqipe, ndërkohë që ajo në gjuhën maqedonase dhe angleze qëndrojnë akoma të varura në hyrje të galerisë.

Tabela në gjuhën maqedonase dhe shqipe në fillim të muajit mars është vendosur me urdhër të ish drejtoreshës Halide Palloshi, por siç shkruan Dnevnik, pa lejen e Këshillit drejtues.

Por sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Muzafer Bislimi tha për Alsat se ka përkujtuar ushtruesen e detyrës se në këtë post do të emërohet drejtor shqiptarë, ndërsa për çdo vendim të përshpejtuar të saj, do të merren masa ligjore dhe disiplinore.

Exit mobile version