Florentino Perez po punon në heshtje për të realizuar të paktën një goditje të madhe në këtë merkato. Sipas mediave spanjolle presidenti i Realit të Madridit po përgatit një blerje surprizë për të kënaqur të gjithë tifozët e Los Blancos dhe mbi të gjitha trajnerin Zinedine Zidane.
Klubi merengues deri tani ka qëndruar disi pasiv në merkato dhe afrimi i vetëm është rikthimi në skuadër i sulmuesit Alvaro Morata për të cilin Los Blancos derdhën në arkat e Juventusit shumën e 30 milionë Eurove. Deri tani Reali i Madridit ka dështuar të firmosë me emra të tillë si Andre Gomes, N’Golo Kante apo Paul Pogba lojtarë që pëlqeheshin shumë nga trajneri Zidane. Alternativat për goditjen e madhe të Los Blancos në merkato janë 3. Marco Verrati mesfushori italian i Paris Saint Germain-it, është një nga futbollistët që presidenti Perez kërkon të afrojë në skuadër. Edhe pse është vetëm 23-vjec, Verrati ka shumë personalitet në fushë dhe do të rriste cilësinë në mesfushën e Realit.
Vlera e kartonit të tij në merkato kap shifrën e 60 milionë Eurove. Dele Alli mesfushori i talentuar i Tottenhamit dhe kombëtares angleze është një tjetër lojtar që pëlqehet nga Perez. Falë paraqitjeve të tij në sezonin e kaluar Dele Alli ka tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha të Europës. 45 milionë Euro është cmimi i tij në merkato. Emri më sugjestionues që mund ti bashkohet Realit të Madridit është ai i Eden Hazard. Sulmuesi belg mund ta përforconte akoma edhe më tepër skuadrën dhe mbi të gjitha është i preferuari i trajnerit Zidane. Chelsea për momentin nuk e lejon largimin e futbollistit por në merkato gjithcka mund të ndodhë dhe për një ofertë prej 75 milionë Eurosh nga ana e Realit, Hazard mund të veshë fanellën e bardhë, transmeton Supersport.