Site icon PORTALB

Vlahutin: Miratimi i reformës në drejtësi, kapja e kohës që humbët për 25 vjet

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, deklaroi të radion gjermane Deutsche Welle se taniqë reforma në drejtësi u miratua, Shqipëria ka një shans për të ecur më shpejt se deri tani dhe ta kapë kohën e humbur menjëherë, transmeton Tesheshi.

“Ne duhet të shohim shenjat e fillimit të zbatimit të reformës, kjo është e qartë, madje ka qënë e qartë që në fillim. Prandaj nxisim këdo që të nxitojë në zbatimin e reformës pasi Shqipërisë i duhet kohë për të ngritur institucionet e reja, kohë për të përkthyer vullnetin politik, që u tregua me votimin unanim të reformës, në kapacitete të vërteta institucionale. Ne jemi këtu për të ndihmuar. Duhet të them që ai lloj partneriteti që BE pati me SHBA këtu në Shqipëri, por dhe në kryeqytetet tona ishte fantastik. Ne kemi një qëllim të përbashkët- standartet europiane në Shqipëri dhe një jetë dhe mirëqënie më të mirë për të gjithë qytetarët e Shqipërisë, të cilët janë të interesuar për BE dhe SHBA. Ju e dini që ka pesë prioritete kryesore për hapjen e negociatave dhe reforma e drejtësisë është njëra prej tyre. Por në fakt, kjo reformë mbulon në një mënyrë ose tjetrën të pesta prioritetet pasi elemente të saj janë absolutisht të rëndësishme për lufën kundër krimit të organizuar, korrupsionit. Do të thoja edhe për funksionimin e duhur të administratës dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut. Për të gjitha këto duhet zbatim i ligjit, që nga elementi i parë deri tek i fundit. Këtu ne tani do të monitorojmë me shumë kujdes, por edhe do të ndihmojmë shumë për të ngritur fillimisht institucionet e reja të sistemit të drejtësisë si Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Sistemi i Vetting-ut që është diçka krejt e re në kuadër të procesit të zgjerimit, por njëkohësisht shumë i nevojshëm për Shqipërine, pasi është një çështje kredibiliteti për gjithë sistemin. Kemi shumë punë, duhet të punojmë fort. Diçka shumë pozitive për ecurinë e reformës ne drejtesi, është se ajo mbulon kapitujt 23 dhe 24 të hapjes se negociatave. Pra, Shqipëria ka një shans. Mund të them për herë të parë në historinë e saj që për Shqipërinë koha mund të ecë më shpejt pasi ka humbur shumë kohë. Tani ka shansin të përshpejtojë gjithçka. Kjo është një mundësi e madhe. Shpresoj që jo vetëm njerëzit që kuptojnë këtë mundësi, por edhe të gjithë ata që supozohet të jenë në vijën e parë të zbatimi të reformës në drejtësi duhet të bëjnë gjithë sa është e nevojshme për vendin”, tha Vlahutin.

Exit mobile version