Johnson: Terrorizmi duhet të goditet në bërthamë – në Lindjen e Mesme
Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka thënë se është i shokuar me sulmin e sotëm në Munich, transmeton Klan Kosova.
Ai ka deklaruar se mendjet dhe zemrat e të gjithëve janë me viktimat dhe familjet e të prekurve në sulmin e Munich-ut.
“Të gjithë jemi të shokuar me atë që ka ndodhur. Zemrat dhe mendjet tona janë me viktimat dhe familjarët e tyre në sulmin e Munich-ut”.
“Duket se ky është sulmi terrorist i radhës, që tregon edhe një herë se ky fenomen është global dhe se duhet të goditet në bërthamë – në zonat ku po krijohet ky kancer, në Lindjene Mesme”.