Site icon PORTALB

Një ditë pas marrëveshjes, partitë ngecin në lidhje me Listën Zgjedhore

Parlamenti i RM-së

Parlamenti i RM-së

Një ditë pas marrëveshjes partitë kanë ngecur rreth detajeve në lidhje me Listën Zgjedhore, njofton Portalb.

Koordinimi në Kuvend në të cilën duhej të precizohet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor në mëngjesin e sotëm dy herë u ndalua, më pas deputetët ikën mbledhje punë në Ministrinë e Drejtësisë.

Jo-zyrtarisht, “Tv Telma” mëson se problem kanë bërë disa deputetë të BDI-së të cilët janë ankuar se nuk e kanë parë ligjin dhe se Artan Grubi vetë e ka nënshkruar marrëveshjen.

Vërejtje ka edhe nga ana e partisë opozitare LSDM, por ende nuk ka detaje të caktuara se për çfarë saktë janë ato vërejtje.

Përndryshe, afati për sjelljen e ndryshimeve ligjore në Kodin Zgjedhor kalon sot. /Portalb

Exit mobile version