Site icon PORTALB

Obama: Muslimanët e Amerikës nuk duhet të ndjehen si qytetarë të dorës së dytë

Barack Obama

Barack Obama

Të jemi të qartë, muslimanët amerikanë e duan këtë vend, ashtu si amerikanët, janë të integruar në këtë shoqëri, tha presidenti i SHBA-së, Barack Obama, raporton Anadolu Agency (AA).

Obama në Shtëpinë e Bardhë ka organizuar një pritje me rastin e Fitër Bajramit, ndërsa gjatë një fjalimi që ai ka lavdëruar atë që kanë bërë muslimanët amerikanë për këtë komunitetet.

Ai më tej shtoi se muslimanët amerikanë nuk duhet të ndjehen si qytetarë të dorës së dytë.

Presidenti amerikan komentoi edhe sulmet terroriste në Orlando dhe Nicë të Francës.

“E di që ju jeni anëtarë të vlefshëm të familjes amerikane”, ka thënë Obama.

“Duhet të dini se jeni anëtarë të vlefshëm të familjes amerikane dhe nuk ka kurrfarë ndalese për ju”, tha Barack Obama.

Exit mobile version