Rrogat për të punësuarit në arsim vonohen rregullisht. Me këtë shkelet ligji për marrëdhënie pune që parasheh pagesa të bëhet deri më datën 15 të muajit rrjedhës, për rrogat e muajit të kaluar. Nga sindikata e arsimit dhe shkencës konfirmuan se për një pjesë të komunave rroga e qershorit është paguar dje, ndërsa për një pjesë tjetër pagat janë realizuar sot, njofton Alsat M.
Kryetari i sindikatës së arsimit Jakim Nedelkov thotë se rrogën e marrin më së voni deri me datën 20 të muajit.
Nga Ministria e Arsimit thonë se paratë për rroga në kohë janë hedhur deri tek të gjitha komunat.
Nga Ministria e Financave nuk kanë përgjigje nëse është e mundshme të ndryshohet mënyra e deritanishme e realizimit të pagave për të punësuarit në arsim.