Ushtarakët të cilët dërguan tanket ndaj civilëve ku shtypën disa prej tyre gjatë tentativës për grusht shteti në Turqi në mbrëmjen e 15 korrikut janë arrestuar nga forcat e sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë thuhet se, ushtarët që shtypën 6 persona në rrugën 03 Europa në Esenler të Stambollit janë arrestuar.
Ushtarët dhe ushtarakët ishin pjesë e Komandës së Brigadës 66 këmbësorike të mekanizuar.
Në hetimin e ngritur për rastin në fjalë thuhet se ndër ushtarakët që ishin në tank gjendeshin, toger Serdar Değirmendere, specialist Maksut Keleşoğlu dhe specialist Çavuş Idriz.
Pas veprimeve të zakonshme në rajonin e policisë tre zyrtarët ushtarakë janë nxjerrë përpara trupit gjykues ku në lidhje me ta është dhënë vendimi arrest me burg.