Site icon PORTALB

Keri: SHBA-ja i mbështet angazhimet e Turqisë për ta parandaluar përpjekjen për grusht shtet

John Kerry

SHBA-ja tërsisht i mbështet angazhimet e Turqisë për ta parandaluar përpjekjen për grusht shtet kundër Qeverisë së tyre, deklaroi sot sekretari amerikan i shtetit, Xhon Keri.

Ai e përsëriti mbështetjen të cilën SHBA-ja ia jep Qeverisë së presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, e cila është duke bërë pastrim të madh në radhët e tare për të cilët ekziston dyshimi se e kanë mbështetur përpjekjen për grusht shtet.

Në ndërkohë, SHBA-ja i ka analizuar dokumentet të cilat Turqia i dërgoi për Fetullah Gjylenin, por kërkesa e zyrtare për ekstradimin e tij nuk ka arritur në Uashington, theksuan përfaqësuesit e Departamentit shtetëror.

Exit mobile version