Java nisi me temperatura jo shumë të larta, duke bërë që shumë njerëz të jenë në mëdyshje për të nisur për pushimet e tyre.
Ndërsa gjatë fundjavës që shkoi temperaturat në Shqipëri, ranë nën 27 gradë C, java e re nisi me një rritje të lehtë në vlerat minimale apo maksimale.
Deri të enjten në Shqipëri do të jetë një mot i kthjellët dhe me vranësira të lehta kalimtare. Temperaturat e ajrit deri të enjtet do të jenë rreth vlerës 29 – 30 gradë celsius.
Dita e premte dhe fundjava pritet që të sjellë temperatura që sipas parashikimeve do të shkojnë nga 35 deri më 40 gradë celsius. /Tv Klan