Site icon PORTALB

Turqia pezullon mbi 15,000 pjesëtarë të stafit arsimor

Turqi

Turqi

Mbi 15,000 pjesëtarë të stafit arsimor në Turqi janë pezulluar nga puna, shkruan REL.

Autoritetet turke janë duke zgjeruar spastrimin e zyrtarëve shtetërorë, pas përpjekjes së dështuar për grushtshtet, më 15 korrik.

Ministria e Arsimit i ka akuzuar punonjësit e pezulluar arsimorë për lidhje me Fethullah Gulenin, një klerik turk, i cili jeton në mërgim në Shtetet e Bashkuara.

Qeveria turke thotë se Gulen qëndron pas përpjekjes për puç, gjatë së cilës janë vrarë mbi 200 veta.

Gulen e mohon çdo përfshirje.

Autoritetet turke kanë arrestuar mbi 7,500 veta për pjesëmarrje në përpjekjen për puç dhe kanë pezulluar mijëra të tjerë.

Ushtria, gjyqësori, shërbimet e sigurisë dhe civile kanë qenë në shënjestër të ndëshkimit.

Exit mobile version