Një alarm i rremë për bombë i ka shqetësuar sot nxënësit e paraleleve maqedonase në shkollën fillore “Migjeni” në Tetovë.
Sipas zëdhënësit të policisë Marjan Josifoski, një e punësuar në këtë shkollë e ka lajmëruar rastin në polici në ora 11 e 40 minuta.
Emaili është dërguar me nofkën “I çmenduri i retarduar”
Ai sqaroi se policia, ndihma e shpejtë dhe njësia për zjarrfikës ishin në terren si dhe ekipi i njësitit anti-terrorist nga Shkupi e konfirmuan se nuk ka bombë në këtë shkollë.
Drejtori i shkollës, Harun Rexhepi i cili me paralelet shqiptare ishin në Kodrën e Diellit menjëherë pas informatës është nisur drejt vendngjarjes. Ai tha se shkolla është e sigurtë dhe se nxënësit neser mund të kthehen në shkollë.
“Alarmi ishte i rrejshëm, u konfirmua nga policia, tha ai. /Portalb
Blerona Jakupi