Site icon PORTALB

PRSD: Bisedimet të zhvillohen në publik

Tito Petkovski, lider i PRSD-së

Tito Petkovski, lider i PRSD-së

“Formati i tanishëm i bisedimeve për daljen nga kriza politike pas plotë 1 viti kanë treguar se nuk sjellin zgjidhje të krizës”, reagojnë nga PRSD duke kërkuar që dialogu të vazhdojë, por në skenën publike, njofton Portalb.

“Që publiku i Maqedonisë realisht t’i shikojë dhe t’i ndjekë të gjitha qëndrimet e partive politike, PRSD vlerëson se duhet të krijohen kushtet që dialogu të zhvillohet me dyer të hapura. Sado që të ketë mirëkuptim, bisedimet duhet të zhvillohen në skenën publike sepse bëhet fjalë për çështjet të natyrës së ndjeshme të cilat i prekin marrëdhëniet ndëretnike dhe fushën e krimit. Vazhdimi i dialogut mund të vazhdojë në skenë publike edhe atë në Kuvendin e RM-së, ose në studiot e shërbimit publik – RTVM”, shtojnë nga PRSD.

Exit mobile version