Pranohen 125 ushtarë të rinj profesionistë në ARM

­ Njëqind e njëzet e pesë ushtarë të rinj profesionistë, të cilët kaluan test selektues për aftësitë e tyre, sot në kazermën “Ilinden” në Shkup u pranuan në shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë.

Duke u uruar ushtarëve profesionistë të sapopranuar, ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski i porositi se uniforma e ARM-­së paraqet krenari dhe prestigj për çdo qytetar të Republikës së Maqedonisë. Theksoi se duhet të punojnë me përkushtim, nder dhe humanizëm.

Jolevski paralajmëroi se do të publikohet konkurs i ri për pranim të 90 ushtarëve plotësues profesionistë dhe 25 personave të cilët do të kenë të kryer arsim të lartë me profesione të caktuar, siç janë mjekë, inxhinierë, psikologë…, të cilët pas trajnimit nëntëmujor do të bëhen oficerë në ARM.

Gjatë vitit, informoi ai, do të pranohen edhe kadetët të cilët sivjet kanë përfunduar në Akademinë ushtarake. Përkujtoi edhe në konkursin e dytë të hapur për grupin e dytë të pilotëve në Shkollën për trajnim të pilotëve për helikopterë dhe nënvizoi se në vijim është selektimi i kandidatëve të paraqitur, të cilët duhet ta fillojnë trajnimin për pilotë.

Në pyetjen e gazetarëve se si do të paguhen ushtarët profesionistë të sapopranuar, Jolevski theksoi se MM­-ja ka mjete të mjaftueshme për pagat e ushtrisë dhe rregullisht marrin pagë.

Ai theksoi se për shkak të angazhimit të madh në kufi është rritur e mëditja që e marrin kur janë të angazhuar atje, ndërsa është bërë edhe mbështetje plotësuese në kuptim të renovimit të disa objekteve në kufirin jugor.

Në pranimin solemn të ushtarëve të rinj profesionistë në ARM morën pjesë edhe zëvendësministri i Mbrojtjes Bekim Maksuti, zëvendës­shefi i Dhtatmadhorisë së ARM-­së, gjeneral­majori Muhamet Racaj, si dhe përfaqësues të tjerë nga Ministria e Mbrojtjes dhe Armata e Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button