Site icon PORTALB

Tajvan, përfshihet nga flaka autobusi me turistë, 26 të vdekur

Zjarr

Mediat tajvaneze raportuan se 26 persona humbën jetën kur një autobus turistik u përfshi nga flaka në autostradë, raporton Anadolu Agency (AA).

Agjencia shtetërore e lajmeve njoftoi se aksidenti ka ndodhur pak pas mesditës të martën në autostradën kombëtare numër dy në rrethin Taoyuan, në jug të kryeqytetit Taipei. Mediat theksojnë se në autobus ishin turistë kinezë, por ende nuk ka konfirmim nga zyrtarë tajvanezë.

 

Exit mobile version