Site icon PORTALB

Ofendime, vullgaritete dhe urrejtje në vetëm një fjali!

[Recension: (FOTO) NË AQ SHUMË TUMOR DHE M.T TË HEDHUR NË TAVOLINË NUK KA AS NË GROPAT MË TË MËDHA SEPTIKE DHE KONTEJNERËT PAS ANALIZËS SË KRYER PATOLOGJIKE]

Ky publikim është jashtë standardeve gazetareske, jo vetëm sipas formës, por edhe sipas fjalorit që e përdor. Në vetëm një fjali, mund të vërehet shkelje e shumëfishtë e standardeve profesionale të gazetarisë.
Linku deri te artikuulli origjinal: (FOTO) NË AQ SHUMË TUMOR DHE M.T TË HEDHUR NË TAVOLINË NUK KA AS NË GROPAT MË TË MËDHA SEPTIKE DHE KONTEJNERËT PAS ANALIZËS SË KRYER PATOLOGJIKE 

Data dhe koha e publikimit: 14.07. 2016

Data e recensionit: 18. 07. 2016

Recensues: Dimitar Tanurov

PRIMITIVIZËM

Përdorimi i termit “artikull gazetaresk” për publikimin që e recensojmë është krejtësisht joadekut për shkak se fjalori që është përdorur është skajshmërisht vullgar, etiketuese dhe përplot urrejtje.

Sipas formës, “me zor” do ta futnim në kategorinë foto-lajm, mirëpo nëse shihet gjuha ofenduese, ajo nuk është adekuate për t’u publikuar as në rrjetet sociale, e jo më në medie..

Në artikull nuk ka asnjë përmbajtje, gjegjësisht përshkrim adekuat që është karakteristikë e foto-lajmeve, si për shembull, ku është bërë fotografia, në çfarë ngjarjeje, si dhe emërtimi i personave që paraqiten në fotografi. Fjalori i pahijshëm dhe mungesa e përmbajtjes tregojnë se qëllimi i vetëm i këtij publikimi është t’i njollosë dhe të nënçmojë personat në fotografi. Përshtypjen e këtillë e përforcojnë edhe dy ilutrimet me porosi ofenduese.

Poashtu, nuk është theksuar as burimi i fotografisë kryesore, e as i fotografive të tjera, që është në kundërshtim me standardet e gazetarisë.

Artikulli është në kundërshtim me Kodin e gazetarëve, i cili parasheh që gazetarët duhet të sigurojnë distancë profesionale dhe gjatë informimit të mos përdorin gjuhë të urrejtjes, të mos ofendojnë dhe të mos diskriminojnë duke i përfshirë edhe kolegët gazetarë.

Neni 4
Gazetari do të cekë burimin e informatave, mirëpo, nëse burimi kërkon që të mbetet anonim, gazetari do ta mbrojë atë.

Neni 10

Gazetari nuk do të krijojë e as nuk do të përpunojë me vetëdije informata, të cilat i kërcënojnë të drejtat ose liritë e njeriut, nuk do të flasë me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë ose diskriminim mbi çfarëdo lloj baze.

Neni 13
Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit.

Neni 15
Gazetari duhet ta kultivojë kulturën e të folurit dhe etikën. Komunikimi i pasjellshëm me opinionin nuk ka të bëjë aspak me profesionin e gazetarit.

Neni 16
Gazetari do ta ruajë prestigjin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do ta nxisë solidaritetin reciprok dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk do ta përdorë medien e tij për t’i qëruar hesapet me persona të ndryshëm, duke i përfshirë këtu edhe kolegët e tij.

Exit mobile version