Site icon PORTALB

Vazhdojnë bisedimet për dalje nga kriza politike

Klubi i Deputetëve

Klubi deputetëve

Bisedimet e grupit të punës për zgjidhjen e ngërçit politik në të cilën ndodhet vendi pritet të vazhdojnë sot te Klubi i Deputetëve në Shkup, pasi mbrëmë ato mbaruan pa asnjë marrëveshje. Bisedimet u bllokuan te kompetencat e ministrit të ardhshëm të punëve të brendshme i cili në qeverinë kalimtare do të emërohej me propozim nga opozita. Paraprakisht aktivistë të OJQ-vë kërkuan përfshirje në bisedimet për dalje nga kriza politike.

Sipas përfaqësuesve të partive politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës, për disa çështje debatueshme thuajse marrëveshja është arritur, përfshirë këtu mënyrat e verifikimit të votuesve të diasporës si dhe për çështjen e mediave ku pritet të rregullohet me formimin e një trupi të veçantë i cili do të kishte për detyrë kontrollin e raportimit të mediave.

Exit mobile version