Site icon PORTALB

Publikohen pamje të kameramanit të “CNN Turk” që rezistoi ndaj puçistëve (VIDEO)

Në natën e së premtes, nga armata pati tentativë të pasuksesshme për grusht – shtet në Turqi, ndërkaq gjatë këtij aksionit thuajse më shumë se gjashtë orë, ndër caqet që kishin puçistët ishte edhe Televizioni “CNN Turk”, i cili fillimisht u pushtua nga armata, ndërkaq më pas u rikthye sërish në kontroll, njofton Portalb.

Nëpër rrjetet sociale është shpërndarë një video në të cilën shihet se është e filmuar nga kamerat e sigurisë së këtij televizioni, ku tregon për dhunën nga armata që u është ushtruar të punësuarve në televizion.

Një kameraman, fillon t’i filmojë puçistët apo përfaqësuesit e armatës kur ata kishin hyrë për ta pushtuar televizionin, ndërkaq pasi ata e vërejnë urdhërojnë që ta ndalë kamerën dhe njëkohësisht tentojnë që t’ia marrin të njëjtën. Kameramani refuzon, ndërkaq ata përdorin dhunë kundër tij. Për më shumë ndiqeni videon e mëposhtme.

Exit mobile version