Site icon PORTALB

Arrestohen dy pilot turq të cilët e rrëzuan bombarduesin rus

Aeroplan ushtarak

Ilustrim

Dy pilotët, që në nëntor e rrëzuan bombarduesin rus, i cili pretendohet se pati hyrë në terrorin e Turqisë në kufi me Sirinë, janë arrestuar nën dyshimin për pjesëmarrje në tentativën e ndaluar për grusht – shtet në Turqi shkruan TACCC, transmeton Portalb.

Më 16 nëntor të vitit të kaluar, një aeroplan ushtarak turk F-16 mbi kufirin sirian e ka rrëzuar një bombardues Su – 24.

Rusia nga Ankara zyrtare kërkoi të kërkojnë falje, të dënohen fajtorët, ndërkaq dhe të kompensohen dëmet materiale. Në fund të qershorit Kremlin njoftoi se kryetari rus, Vlladimir Putin ka marrë letër nga kolegu i tij turk, Rexhep Taip Erdogan me kërkim falje për rrëzimin e aeroplanit.

“Dy pilotë, të cilët nën nëntor kanë marrë pjesë në operacionit të bombarduesit rus Su – 24, janë arrestuar – vonë mbrëmë” përpara gazetarëve dhe shtoi se ata janë të dyshuar për pjesëmarrje në grusht – shtet.

Kryeministri Binali Jildirim dje ka deklaruar se gjatë tentativës për grusht – shtet, kanë marrë pjesë mbi 7.500 persona, duke i përfshirë edhe 103 gjeneralë dhe admiralë. /Portalb

Exit mobile version