Site icon PORTALB

Lëvizja BESA – Tetovë: Të sanohen rrugët e Tetovës! (FOTO)

Gropa ne rruge - Tetovë

Gropa ne rruge - Tetovë

Ndonëse kryetarja aktuale e Tetovës gjatë aktiviteteve elektorale promovonte rregullimin e infrastrukturës së qytetit dhe sanimin e rrugëve të dëmtuara, por sa më shumë që kalon koha, aq më shumë bindemi se këto ishin vetëm premtime boshe, ka akuzuar kështu sot Lëvizja BESA.

“Këtë më së miri sot e ilustron gjendja e rrugëve në lagjen “Dardania”. Këshilli Vendor “Qendër” i Lëvizjes BESA – Tetovë ka vërejtur se kjo lagje është lënë vetëm në mëshirë të vetë banorëve të saj. Më e keqja e kësaj është se dëmtimet e rënda të rrugëve në këtë lagje janë shkaktuar nga ndërmarrja publike e ujësjellësit, e cila është në kompetenca të Komunës së Tetovës. Në të vërtetë pas shirave të rrëmbyeshëm doli në skenë ky mjerim, por edhe sot e kësaj dite rrugët mbeten të parregulluara. Madje edhe sanimet sipërfaqësore janë kryer nga vetë banorët e kësaj lagje, kjo pas shumë kërkesave që i kanë adresuar ata në Komunë, e të cilat kanë hasur në vesh të shurdhër. Këshilli Vendor “Qendër” i Lëvizjes BESA – Tetovë ka siguruar edhe kërkesën e banorëve të lagjes “Dardania” për sanimin e rrugëve të këtij vendbanimi.” thonë nga kjo parti.

“Reagojmë ndaj Komunës së Tetovës dhe kërkojmë që t’i marrë parasysh kërkesat e banorëve të lagjeve të Tetovës për ofrimin e shërbimeve publike, të cilat i ka për detyrim e për të cilët kryetarja kishte premtuar gojëplot dhe mos të bëhet vesh i shurdhër për qytetarët.”thonë nga kjo parti.

 

Exit mobile version