Site icon PORTALB

Francë, nuk ka dëshmi se sulmuesi në Nicë kishte lidhje me rrjetin terrorist

Kamioni sulmues në Nicë të Francës

Ilustrim

Hetuesit francezë tani për tani nuk mund të dëshmojnë se shoferi i kamionit, Mohamed Lahouiej Bouhlel i cili javën e kaluar vrau të paktën 84 persona në Nicë, kishte të bëjë me një rrjet terrorist, njoftoi sot ministri i Punëve të Brendshme të Francës, Bernard Cazeneuve, raporton Anadolu Agency (AA).

Organizata terroriste DAESH mori përgjegjësinë për sulmin që ndodhi të enjten, por mbeti e paqartë nëse sulmuesi ka pasur lidhje të veçantë me grupin. Cazeneuve tha se sulmuesi mund të ketë qenë i motivuar nga interesat e pjesëtarëve të DAESH-it por që nuk ka bashkëpunuar me rrjetin.

“Një lidhje e tillë ende nuk është vërtetuar nga hetimet”, tha Cazeneueve në deklaratën për Radion RTL.

Autoritetet më parë deklaruan se Muhammed Lahouaiej Bouhlel, tuniziani i cili prej vitesh jeton në Nicë shumë shpejt është radikalizuar.

Në sulmin terrorist në Nicë, qytet në jug të Francës, u vranë të paktën 84 persona, përfshirë edhe fëmijë ndërsa 308 të tjerë u plagosën. Cazeneueve tha se 59 persona ende janë në spital, 29 prej të cilëve në kujdes intensiv.

Exit mobile version