Site icon PORTALB

LSDM: Të mos merret pjesë në huazimin me euroobligacion

Selia e LSDM-së

Selia e LSDM-së

LSDM­-ja sot përmes kumtesës u bëri thirrje të gjithë personave udhëheqës të cilët janë të involvuar në dhënien e euroobligacionit, pas procedurës së deritanishme, që ta rishqyrtojnë vendimin e tyre.

Nëse megjithatë vendosin ta vazhdojnë procedurën, thuhet në kumtesë, pas ndryshimit të pushtetit, në aspektin legal do të kontestohet ky huazim si borxh ligjor publik i RM-­së.

LSDM-­ja në kumtesë njofton se është e qartë se pushteti nuk ka për qëllim të heqë dorë nga euroobligacioni prej 650 milionë eurove dhe përkujton se nga korriku i vitit 2014 ky është huazimi i tretë me euroobligacion.

Exit mobile version