Site icon PORTALB

Në vitin 2015/2016 zvogëlohet numri i nxënësve dhe studentëve të vendosur në konvikte

Konvikti Goce Dellcev

Konvikti Goce Dellcev

Në konviktet për nxënës të shkollave fillore dhe të mesme dhe në konviktet për studentë në vitin 2015/2016 janë vendosur gjithsej 7.201 nxënës­studentë, që është zvogëlim për 2,8 për qind në krahasim me vitin paraprak 2014/2015, publikoi sot Enti Shtetëror për Statistikë.

Në konviktet për nxënës të cilët i vizitojnë shkollat e mesme fetare në vitin 2015/2016 janë vendosur 268 nxënës. Në raportet vjetore janë përfshirë 37 konvikte: për nxënës në shkollat fillore, për nxënësit në shkollat e mesme, për nxënës në shkollat e mesme fetare dhe konviktet e studentëve.

Konviktet për nxënës dhe studentë sigurojnë vendosje, ushqim dhe edukim të nxënësve dhe studentëve gjatë shkollimit jashtë vendit të banimit të prindërve të tyre ­ mbajtës.

Exit mobile version