Sot Komisioni Shtetëror zgjedhor do ta debatojë për afatet për ekzekutim të veprimeve zgjedhore për realizim të zgjedhjeve për president të Republikës së Maqedonisë..
Do të bëhet e ditur edhe deri kur partitë do të duhet të dorëzojnë emrat e kandidatëve të tyre të cilët do të garojnë në zgjedhjet për shef të shtetit.
Saktësisht do të dihet edhe kur, kandidatët e pavarur, duhet të dorëzojnë nënshkrimet e grumbulluara, por do të dihen edhe rregullat e lojës për mediat.
Deri më tani asnjë parti as ajo në Qeveria as ajo opozitare por edhe ato shqiptare nuk kanë bërë të ditur emrat e kandidatëve që do të garojnë për president. Vetëm tre persona kanë folur publikisht se do të dëshironin që më 13 prill të gjenden në listën zgjedhore për zgjedhjen e presidentit.
Stojançe Angelov nga Dinjiteti, Jove Kekenovski, dhe Biljana Vankovska si kandidate e pavarur.
Si kandidat të mundshëm për opozitën maqedonase flitet emri i Stevo Pendarovskit.
Edhe partia në qeveri e Nikolla Gruevskit nuk ka bërë të ditur ndonjë emër por flitet se mund të kandidoj sërish Gjorge Ivanov, edhe pse flitet shumë në publik edhe për Zoran Stavrevskin, ministër i financave, si kandidat të mundshëm.
BDI vazhdon me kërkesën për një kandidat konsenzual, ndërsa opozita shqiptare ende nuk ka bërë të ditur ndonjë emër të mundshëm.