Site icon PORTALB

Turqi, 27 gjeneralë dhe admiralë puçistë dërgohen në gjykatë (FOTO)

Në Gjykatën e Ankarasë u dërguan 27 gjeneralë dhe admiralë, në mesin e të cilëve edhe ish-Komandanti i Forcave Ajrore Akin Ozturk, të cilët u arrestuan pas tentativës për grusht shtet nga organizata FETO, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të hetimit të filluar nga Prokuroria e Përgjithshme Republikane e Ankarasë në lidhje me tentativën për grusht shteti, ka përfunduar marrja në pyetje në polici i disa prej personave me urdhër arrest.

27 gjeneral dhe admiralë, në mesin e të cilëve edhe ish-Komandanti i Forcave Ajrore Akin Ozturk, u transferuan në Gjykatën e Ankarasë.

Të dyshuarit të cilët u sollën në gjykatë nga policët e operacioneve speciale dhe forcat e intervenimit, do të japin dëshmi para prokurorëve të Byrosë për Hetimin e Krimeve Kundër Rendit Kushtetues.

Exit mobile version