Site icon PORTALB

Sarkozy fajëson qeverinë e Francës sepse nuk pengoi sulmet

Nicolas Sarkozy

Nicolas Sarkozy

Pas sulmit të fundit të Nicë me rastin e Ditës së Bastijës ku gjetën vdekjen 84 persona ish presidenti Nikolas Sarkozy ka kritikuar autoritetet e shtetit se nuk po bëjnë mjaftueshëm për sigurinë e qytetarëve të tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Sarkozy ka bërë thirrje që secili i huaj që ka lidhje me radikalët të dëbohet nga vendi. “Demokracia nuk guxon të jetë e dobët. Ajo nuk mjafton vetëm të shënohet përmes manifestimeve. Demokracia duhet thënë “do ta fitojmë këtë luftë”, tha lideri i krahut qendror-djathtist.

Ai shtoi më tej se përkrah masat më të rrepta siç janë, dëbimi i muslimanëve radikal dhe shënimi elektronik i atyre që paraqesin kërcënim nga radikalizimi.

Exit mobile version