Site icon PORTALB

Edhe pas një viti dëmet nga vërshimet në Tetovë mbeten të pakompenzuara

Vërshimet në Tetovë morën edhe jetë

Vërshimet në Tetovë morën edhe jetë

Edhe një vit pas vërshimeve në Tetovë, autoritetet komunale dhe pushteti qendror ende nuk ka filluar me sanimin e infrastrukturës së shkatërruar. Banorët që pësuan dëme në objektet dhe të mbjellat e tyre thonë se ende nuk kanë marrë asnjë denarë nga shteti, shkruan Alsat-M.

Qeveria arsyetohet se është bërë gabim në listën e emrave të personave që duhet të dëmshpërblehen. Banorët që ndjehen të harruar nga shteti kërkojnë investime të paktën në infrastrukturën rrugore. Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi, ka kërkuar durim nga banorët duke premtuar sërish se së shpejti do fillojë kopmenzimi i dëmit.

Kohë më parë, qeveria lëshoi në buxhetin e komunës së Tetovës 600.000 euro për dëmshpërblimin e banorëve por mjetet nuk u realizuan për shkak se lista e të dëmtuarve nuk ishte e plotë. Nga vërshimet që përfshinë disa vendbanime të Tetovës, më 3 gusht të vitit të kaluar, dëme kanë pësuar 370 amvisëri.

Exit mobile version