Site icon PORTALB

Ja kur do ta vazhdojë Messi kontratën me Barcelonën

Messi dhe Josep Maria Bartomeu

Messi dhe Josep Maria Bartomeu

Pas dënimit prej 21 muajsh burg për evasion fiskal, klubi i Barcelonës do t’i ofrojë Messit kontratë të re, në shenjë besimi dhe përkrahje për të.

Sipas Mundo Deportivo, renovimi i argjentinasit me klubin katalunas do të vijë pasi ai të rikthehet nga pushimet.

Messi ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2018 dhe një klauzolë largimi prej 250 milionë eurosh, mirëpo drejtuesit e kampionit të Spanjës nuk e kanë ndërmend ta lënë të largohet.

Barcelona para pak ditës renovoi edhe me Neymarin deri më 2021.

Exit mobile version