Site icon PORTALB

Tifozët e Turqisë: Jo çdoherë Islami është paqe

Flamur Gashi

Flamur Gashi

Sa standard i dyfishtë po aq edhe ironike, fakti që grup tifozësh të presidentit turk Erdogan, derisa vriteshin fëmijët irakian, sirian, mjanmaras, kashmiras dhe të tjerë nëpër botë, krijonin parrolla paqësore duke dashtë t’i tregojnë “botës” se “i tërë Islami është paqe” dhe se, “gjithë muslimanët janë të tillë”.

Por, një gjë e tillë nuk ndodhi edhe pas ngjarjeve të fundit në Turqi, ku u pretendua të ketë ndodhur puç ushtarak.

Të gjithë pamë mllef dhe tërbim epsharak në sytë e pasuesve të flaktë erdoganas – gjë të cilën nuk do mund ta hasni kur ata dëgjojnë dhe shohin krimet që morën jetrat e miliona personave nëpër botë. Dhe, paramendoni! e gjithë kjo ndodh duke i lënë fajin Islamit, sikur ai të ketë pasur shpallje pejgamberike. I pastër është Islami nga të çmendurit!

Turma fanatikësh me vrap i’u vërsuleshin “vëllezërve” të tyre turq, duke dashur shkatërrimin e tyre.

Sa idiote dhe injorante! Sa e paskrupullt dhe hipokrite.

E, t’i japësh një gjykim të sinqertë kësaj qasjeje, të provosh të përvetësosh gjykimin e realët human, këta erdoganistët, a duhet shpallë sikur racë e flliqur njerëzore. Janë të ngjashëm sikur masa e kopeve me “ëndrrën amerikane”, ata që sakrifikojnë mund e të holla për “Pokemon Go” – veçse sindromi erdoganist ka shkelur mbi vlerat e shenjta qiellore, duke përbuzur inteligjencën e shëndosh njerëzore për interesat e tyre.

Në shkrimet e tyre kërkonin varjen dhe likuidimin e atyre që dikur i konsideronin për vëllezër, gjykim që nuk mund të hasësh kur çështja të kalojë kufirin turk.

Po, pra, miq! Këta që thirren në vlera demokratiko-islame. Mu këta janë ata hipokritët.

Exit mobile version