Site icon PORTALB

Lindën duke mbajtur duart, të pandashme edhe dy vjet pas lindjes

Lindën duke mbajtur duart, të pandashme edhe dy vjet pas lindjes

Dy motra binjake që kapën për dore njëra-tjetrën pak sekonda pas lindjes, nuk mund të jetojnë larg njëra-tjetrës edhe vjet pas kësaj ngjarjeje.

Jenna dhe Jillian Thistlethwaite u lindën më 9 maj 2014 në Ohio të SHBA-së, me një gjendje të komplikuar shëndetësore.

Nëna e tyre Sarah kishte kaluar 57 ditë në shtrat për të minimizuar rreziqet dhe kishte hequr shumë për t’i sjellë në jetë vajzat.

Binjaket lindën 45 sekonda ndërmjet dhe pasi doktorët i kishin vendosur pranë njëra-tjetrës, ato kishin kapur duart, duke i mahnitur të gjithë.

Madje, fotografia e tyre ishte bërë hit në rrjetet sociale. Tani edhe dy vjet pas, ato vazhdojnë të mos e lëshojnë njëra-tjetrën nga dora, transmeton Shqiperiaime.al

Exit mobile version