Site icon PORTALB

Erdogan bisedë me Tsipras, 8 puçistët do të deportohen

Rexhep Taip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të Presidencës së Turqisë thuhet se Tsipras në bisedën telefonike ka theksuar se është pranë qeverisë së zgjedhur dhe se Greqia do të deportojë 8 personat që kanë kërkuar azil politik.

Duke nënvizuar se në demokraci nuk ka vend për puçe, Tsipras ka shtuar se ata respektojnë vullnetin e popullit turk.

Ndërsa Presidenti i Turqisë, Erdoğan e ka falënderuar Tsipras-in për mbështetjen dhe mesazhet e përcjella.

Exit mobile version