Site icon PORTALB

Thaçi: Ngadhnjimi në Turqi tregoi se demokracia nuk sfidohet

Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar për zhvillimet në Turqi me këtë mesazh:

“Zhvillimet dramatike dhe tentimi për puç në Turqi u përcollën me vëmendje edhe nga institucionet dhe populli i Kosovës.

Vullneti i qytetarëve të Turqisë u dëshmua më i fuqishëm se çdo tank.

Ngadhënjimi i institucioneve legjitime në Turqi tregoi se demokracia është e pasfidueshme.

Në emër të popullit të Kosovës uroj që në Turqi të ketë paqe dhe stabilitet. I përgëzoj të gjithë ata që këtë sfidë e përballuan me urtësi, por edhe me vendosmëri.”

Exit mobile version