Site icon PORTALB

Gulen: Jam i pafajshëm, akuzat e Erdoganit të papërgjegjshme

Konflikti mes kryeministrit Recep Tayyip Erdogan dhe imamit Fetullah Gulen ka eskaluar

Fetullah Gulen ka thënë se i dënon sulmet e mbrëmshme në politikën e Turqisë derisa akuzat e Erdoganit i ka qujtuar të papërgjegjshme

Presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan pas përpjekjeve për grusht-shtet ka thënë se pas gjithë kësaj qëndron kleriku turk, Fetullah Gulen, i cili i ka mohuar akuzat.

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gulan ka thënë se dënon çdo ndërhyrje ushtarake në politikën e Turqisë, ndërsa akuzat e Erdoganit i ka quajtur të papërgjegjshme.

“Ne e dënojmë çdo ndërhyrje ushtarake në politikën e brendshme të Turqisë”, thuhet në reagimin e Gulen.

Gulen është themeluesi dhe drejtues i lëvizjes “Hismet”, lëvizje që Erdogan e ka përfshirë në listën e organizatave terroriste me anë të një vendimi të marrë disa javë më parë.

Exit mobile version