Site icon PORTALB

Vëllazërimi fillon përgatitjet me trajnerin Xhengis Rexhepi

Xhengis Rexhepi

Xhengis Rexhepi

Kryesia e KF Vëllazërimi arriti marrëveshje që të vazhdojë kontratën me trajnerin e mirënjohur Xhengis Rexhepi. Ky lajm ka gëzuar dashamiret e KF Vëllazërimit, duke i marrë parasysh rezultatet e arritura nën udhëheqjen e strategut Rexhepi.

Stërvitjet e ekipit me futbollistet vendas fillojnë nga sot, ndërsa futbollistet nga jashtë dhe përforcimet e reja do të inkuadrohen nga e diela.

KF Vëllazërimi planifikon ta ripërtërijë ekipin me lojtare të rinj dhe të dëshmuar të cilët kanë potencial dhe kanë pasur hapësirë ne ekipet që kanë luajtur. Edhe këtë vit synimi kryesor i klubit është mbijetesa në Ligën e Dytë. Ditëve në vazhdim pritet të mësohen emrat e futbollisteve me të cilët do të përforcohet ekipi nga Kërçova. /Portalb/

Exit mobile version