Site icon PORTALB

Milan kërkon dy shqiptarë

Shkodran Mustafi

Shkodran Mustafi

Milani vijon punën për përforcimin e skuadrës për sezonin e ri. Adriano Galiani do të niset sot drejt Spanjës dhe objektivi i tij atje do të jetë të mbyllë gjithçka për transferimine dy futbollistëve me origjinë shqiptare.

I pari është një emër që qarkullon prej kohësh, Mateo Musakio i Vijarealit. Mbrojtësi argjentinas me origjinë arbëreshe është në diskutime prej kohësh me klubin italian dhe tashmë mbetet vetëm të gjendet akordi i kuqezinjve me homologët spanjollë për të mbyllur përfundimisht transferimin e tij për një shifër që i afrohet 20 milionë eurove.

Në listën e dëshirave të drejtuesit të Milanit është edhe mbrojtësi i Valencias, Shkodran Mustafi.

Futbollisti shqiptar që luan për Gjermaninë është objektiv i merkatos së shumë klubeve të rëndësishme në Europë dhe kuqezinjtë janë gati të bëjnë edhe ata një ofertë te spanjollët për të siguruar firmën e qendërmbrojtësit.

 

Exit mobile version