Prej katërmuajsh çifti Fatos dhe Xhoana Nano janë kthyer në Tiranë, duke nisur një jetë të re në vilën e tyre të sapopërfunduar në mjediset e një kompleksi luksoz që ndodhet në juglindje të kryeqytetit, në zonën e Petrelës.
Sipas burimeve të gazetës Panorama, në Tiranë komshinjtë e rinj të çiftit Nano janë biznesmeni Zamir Mane dhe Aleksandër Frangaj, ndërkohë që thuhet se në këtë zonë kanë investuar paratë e tyre edhe politikanë dhe biznesmenë të tjerë.
Pas largimit nga skena politike, çifti u zhvendos në Austri, për të bërë jetë mes Tiranës dhe Vjenës deri 3-4 muaj më parë, kur ata u vendosën në vilën e tyre të re, rreth 6 km larg qendrës së Tiranës./Shekulli